Mushkolaj: Deputetët nuk paguhen për t’i dëgjuar teksa shajnë njëri-tjetrin, por që të votojnë ligje për të mirën e qytetarëve

Aktuale

Mushkolaj: Deputetët nuk paguhen për t’i dëgjuar teksa shajnë njëri-tjetrin, por që të votojnë ligje për të mirën e qytetarëve

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:15
Kuvendi i Kosovës

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk kaluan marrëveshjet ndërkombëtare e të cilat janë për të mirë të qyteatrëve.

Për këtë analisti Imer Mushkolaj ka thënë se ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ndihmojnë rimëkëmbjen ekonomike janë shumë të rëndësishme, nuk duhet të refuzohen për inate partiake.

Sipas tij, deputetët nuk paguhen për t’i dëgjuar teksa shajnë njëri-tjetrin, por të votojnë ligje për të mirën e qytetarëve.

Postimi në Facebook:

Deputetët nuk paguhen me i dëgju teksa shajnë njëri-tjetrin, por me votu ligje për t'mirën e qytetarëve. Ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ndihmojnë rimëkëmbjen ekonomike janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhet të refuzohen shkaku i inateve personale a partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat