Tahiri: Kështu e humbim kredibilietin negociues me institucionet ndërkombëtare

Aktuale

Tahiri: Kështu e humbim kredibilietin negociues me institucionet ndërkombëtare

Nga: E.R Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:40
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka reaguar pas debatit të sotëm në Kuvend të Kosovës,  se si vend duhet të jemi të qartë për obligimet që kemi marrë para qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Tahiri ka shkruar në Facebook se mungesa e vullnetit për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare, mund të prodhojë efekte negative afatgjata.

Postimi i tij në Facebook:

Sa i përket debatit të sotshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës me duhet të them se si vend duhet të jemi të qartë për obligimet që kemi marrë para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Mungesa e vullnetit, guximit dhe konsensusit politik e institucional për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku bien edhe ato financiare, mund të prodhojë efekte negative afatgjata.

Me këtë qasje dobësohet kredibiliteti negociues i Kosovës kundrejt institucioneve financiare ndërkombëtare. Për më keq, kjo mund të rezultojë me ngushtimin e mundësive në të ardhmen, për projekte zhvillimore, dhe/apo të rimëkëmbjes.

E kuptoj shumë mire politikën ditore, por është koha e fundit t’i kthehemi interesit publik e qytetar, të jemi më pragmatik e më të përgjegjshëm karshi sfidave. Debati duhet t'i shërbejë zgjidhjeve dhe konsensusit, dhe assesi përplasjeve e problemeve ngatërrestare pa fund!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat