​Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Aktuale

​Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:33
Shpejtim Bulliqi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë. Në seancën plenare që po mbahet, Bulliqi i cili është edhe kandidat për të parin e Podujevës tha se shtyrja e tyre po bëhet qëllimshëm nga presidenti Hashim Thaçi, si kthim i favoreve ndaj LDK-së.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, Bulliqi tha se zvarritja e tyre është edhe antikushtetuese.

Bulliqi: Duhet të mbahen zgjedhjet në Podujevë, shtyrja e tyre po bëhet qëllimshëm

“Pengimi i zgjedhjeve është i qëllimshëm, dhe po aq antikushtetues nga ana e presidentit. Askush nuk ka të drejt dhe autorizime, e aq më pak presidenti që arbitrarisht të pamundësoj ushtrimin dhe përmbushjen e këtyre të drejtave duke shtyrë pa afat mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës. Zgjedhjet në Podujevë duhet të mbahen ashtu siç parashihen me ligj...ai po bllokon këto zgjedhje si kthim i favoreve ndaj LDK-së, kjo e fundit i hapi rrugë planeve të tij, ndërsa Thaçi po i mundëson mbajtjen e komunës pa zgjedhje”, tha ai.

Zgjedhjet në Podujevë kanë qenë të parapara të mbahen më 15 mars të këtij viti, por janë shtyrë si pasojë e pandemisë Covid-19. Ndërkaq, vikendin e javës së kaluar në qytetet me shumicë serbe në Kosovë janë organizuar zgjedhjet nacionale të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat