​“Ministria e Shëndetësisë ka humbur kontrollin mbi situatën me Covid-19”

Aktuale

​“Ministria e Shëndetësisë ka humbur kontrollin mbi situatën me Covid-19”

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 17:04
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e sistemit të shëndetësisë, si dhe menaxhimin me pandeminë, duke thënë se Ministria e Shëndetësisë, nuk ka strategji për

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj në seancën e sotme, te deklarimet jashtë renditë të ditës, tha se gjendja e sistemit shëndetësor do të vazhdojë të përkeqësohet nëse institucionet nuk vetëdijesohen, sidomos me rishikimin e Kuvendit, në mënyrë që pas 5-10 viteve, mos të ketë katastrofë shëndetësore.

Reshitaj: Nëse nuk hapen specializimet gjatë vitit 2020, rreth 70 prej tyre do ta lëshojnë Kosovën

“Në total ka 2.3 mjekë për 100 banorë, e këtu përfshihen mi 600 mjekë që janë mjek të përgjithshëm, e që thotë se numri i specializimeve është më i vogël se kaq. Deri më 31 dhjetor 2019,në Gjermani janë të regjistruar 331 mjekë me pasaportë kosovare. Sipas një ankete që e kanë bërë mjekët e rinj që po i presin specializimet, nëse nuk hapen specializimet gjatë vitit 2020, rreth 70 prej tyre do ta lëshojnë Kosovën. Duke llogaritur që Kosovës, i kushton 100 mijë euro një mjek i diplomuar, kurse, Gjermanisë i kushton 400 mijë euro, i bije që deri më 31 dhjetor 2019, ne kemi humbur mbi 30 milionë euro investime në mjekët tanë.....Jemi dëshmitarë se një pjesë e reparteve brenda 5 viteve reparteve apo klinikave në spitalet rajonale kanë tendencë të mbyllen, pikërisht për shkak të këtij keqmenaxhimi që ka ndodhur viteve të fundit“, tha ajo.

Kurse, deputetja e VV-së, Labinotë Demi-Murtezi, ka thënë se java e kaluar ka qenë më e rënda sa i përket menaxhimit me pandeminë Covid-19, në Kosovë.

Demi-Murtezi: Ministria e Shëndetësisë ka humbur kontrollin mbi situatën

“Në këto momente e kemi të stërmbushur Klinikën Infektive, në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë, nuk ka as strategji e as plan të përballje me numrin e shtuar të të infektuarve. Derisa, numri shtohet, qytetarët janë në terr informativ me vendimin që mos të testohen kontaktet e kontakteve, por vetëm ata me sintoma të rënda të cilët paraqiten në klinika, si dhe mbi 150 ekstrakte që janë marrë dhe nuk janë hyrë ende në laborator, Qeveria i ka kthyer shpinën qytetarëve, jo vetëm për ata që nuk janë prekur por po braktis edhe të prekurit potencial, madje edhe të infektuarit. Sot kur po shohim rritjen Ministria e Shëndetësisë pasi ka humbur kontrollin mbi situatën, mungesën e profesionalizmit dhe përkushtimit, po synon ta mbuloj me mbylljen nga transparenca institucionale”, tha ai.

Ajo shtoi se në programin qeverisës, ndër të tjerë, kanë thënë se keni thënë se duhet të vlerësohet shtrirja e imunitetit natyror, në një pjesë të popullatës dhe nëse keni vendosur për imunitet kolektiv, duke toleruar shtrirjen e infeksionit, janë të detyruar t’i njoftojnë qytetarët e këtë nuk e kanë bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat