Në Kuvend dështuan pesë marrëveshje ndërkombëtare, reagon Avdullah Hoti, ka një kërkesë nga deputetët

Aktuale

Në Kuvend dështuan pesë marrëveshje ndërkombëtare, reagon Avdullah Hoti, ka një kërkesë nga deputetët

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2020 Në ora: 17:10
Avdullah Hoti

Pas në Kuvendin e Kosovës nuk u votuan pesë marrëveshje ndërkombëtare ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se këto dokumente që presin të votohen, janë të një rëndësie të veçantë për shkak se janë marrëveshje ekonomike për projekte investive dhe zhvillimore në Kosovë!

Po ashtu, ai ka shkruar se në Kuvend duhet t’i hapet rrugë diskutimit për Buxhetin e rishikuar.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës dështoi t’i votoj sot pesë marrëveshje ndërkombëtare! Këto dokumente që presin të votohen, janë të një rëndësie të veçantë për shkak se janë marrëveshje ekonomike për projekte investive dhe zhvillimore në Kosovë!

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë urgjente për mbështetje institucionale, ndërsa Qeverisë së Kosovës duhet t’i lejohet të vazhdoj me implementimin e masave në kuadër të pakos për Rimëkëmbje ekonomike!

Andaj, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të paktën kur kemi të bëjmë me projekte zhvillimore dhe fonde mbështetëse për infrastrukturë, të marrim përgjegjësitë kushtetuese që na takojnë! Në Kuvend duhet t’i hapet rrugë diskutimit për Buxhetin e rishikuar, që t’i dalim në krah bizneseve të cilat rrezikojnë të shuhen, t’i dalim në krah punëtorëve që nuk i kanë marrë pagat, të mbrojmë prodhimin vendor dhe t’i mbështesim qytetarët në nevojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat