Buxheti nuk shqyrtohet sot, opozita kërkon të ndiqen procedurat e rregullta

Aktuale

Buxheti nuk shqyrtohet sot, opozita kërkon të ndiqen procedurat e rregullta

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 18:06
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkuan që në seancën e sotme të Kuvendit të shqyrtohet në lexim të parë projektligji për ndarjet buxhetore. Me gjithë kërkesën e partive në pushtet që të plotësohet rendi i ditës me këtë pikë, kjo nuk gjeti përkrahje nga partitë opozitare dhe propozimi nuk mori votat e mjaftueshme.

Deputeti i LDK-së, Shkelzen Hajdini propozoi që të plotësohet rendi i ditës dhe të futet aprovimi i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore.

Hajdini: Është e rëndësishme të procedojmë me aprovimin e ndryshimin e ligjit për buxhet

“Propozoj të plotësohet rendi i ditës me një pikë shtesë, propozoj të futet në rend të ditës aprovimi i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Marrë parasysh afektimin e ekonomisë së vendit dhe të gjitha fushave nga virusi Covid, është shumë e rëndësishme të procedojmë me tutje me aprovimin e këtij ligji”, tha ai.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi sqaroi se po kërkojnë që të shqyrtohet në lexim të parë, duke tejkaluar rregullore ne punës dhe në lexim të dytë të vijë pasi të shqyrtohet nga komisioni përkatës.

Gashi: Për shkak të prezencës së kryeministrit kërkojmë që buxheti të trajtohet sot

“Duke marrë parasysh rëndësinë e kalimit të buxhetit duke marrë parasysh që një pjesë e qeverisë kryeministri nuk do të jenë në Kosovë, konsideruam që është me rëndësi që të trajtojmë në prezencën e kryeministrit”, tha ai.

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk e përkrahin një gjë të tillë meqë i njëjti ende nuk është shqyrtuar nga komisioni përkatës.

Murati: E papranueshme të shkohet me shmangie të procedurës

Nuk e kemi shqyrtuar ende në komisionin për buxhet dhe transfero, sepse ka ardh dje, është e papranueshme të shkohet me shmangie të procedurës për diçka ku kemi devijim me qindra miliona euro”, tha ai.

As Partia Demokratike e Kosovës nuk e përkrahi një kërkesë të tillë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza përmendi votimin e buxhetit nga qeveria e kaluar për të cilin tha se është kaluar në mënyrë klandestine dhe se nuk duhet të ndodh njëjtë me rishikimin e buxhetit tani.

Hamza: Dokumenti me buxhetin përmban 600 faqe, nevojitet kohë për shqyrtim

“Kemi menduar që është hera e fundit që ky Kuvend do të ballafaqohet me situate të tilla, ka qenë në procedurë e trafikuar dhe klandestine. Është prej dokumenteve më të rëndësishme. Nëse është dokumenti më i rëndësishëm për të cilin diskuton, debaton, e kritikojnë ,e përkrahin, japin alternativa, buxheti, atëherë si po kërkohet një dokument i rëndësisë së tillë me një vëllim prej afërsisht 600 faqe që shumica e deputetëve nuk besoj që e kanë marrë prej kutive të tyre, sepse mbrëmë është vendosë ,apo një dit ose dy më herët, dhe si ka mundësi 600 faqe material me gjithë atë numër të projekteve me u përpunua prej deputetëve, mua më duhet kohë më shumë”, tha ai.

Ai tha se ligji për rishikimin e buxhetit duhet të plotësojë të gjitha afatet ligjore ,siç tha ai 14 ditë punë pasi të sjellët në kryesi.

Ndërsa Daut Haradinaj nga Aleanca për ardhmërinë e Kosovës tha se po kërkojnë që të shqyrtohet sot në lexim të parë e pastaj

Haradinaj: Asnjë qeveri nuk i ka pasur 81 vota në Parlamentin e Kosovës

“Asnjë herë në Parlamentin e Kosove asnjë qeveri nuk i ka pasur 81 vota, i ka pas një koalicon, por një qeveri nuk i ka pasur sepse deputetë të caktuar nuk e kanë votuar qeverinë, ne po kërkojmë mocion procedural që të futet në procedurë të përshpejtuar në lexim të parë, pastaj do të ketë kohë të mjaftueshme për amandamente rreth këtij project buxheti”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat