Gani Koci me një pyetje publike: Liburn Aliu të na tregoi qysh i pat “lagë” pantallonat!

Aktuale

Gani Koci me një pyetje publike: Liburn Aliu të na tregoi qysh i pat “lagë” pantallonat!

Nga: N. H Më: 23 qershor 2020 Në ora: 18:40
Gani Koci

Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pas fjalimit të deputetit të VV-së, Liburn Aliu në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kritikuar qeverinë Hoti për largimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Deputeti opozitar tha se shefi i ekzekutivit po pranon çdo kusht nga presidenti serb, Vuçiq.

E, deputeti i PDK-së, ka reaguar duke i bërë një pyetje publike deputetit të VV-së, “të na tregoj qysh i pat ‘lagë’ pantallonat”

“Ky po na flet për UÇK-në! Është mirë, Liburni, të na tregoj qysh i pat “lagë” pantallonat, dhe ku dhe kur i ka pas ndodhë kjo lagëje!”, ka shkruar Koci, pa dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë saktësisht.

Aliu kritikoi presidentin Thaçi dhe deputetët e PDK-së për krijimin e Gjykatës Speciale dhe mos paditjen e Dick Martyt nga ana e Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat