Hoti për dialogun: Marrëveshje në përputhje me Kushtetutën ose fare

Aktuale

Hoti për dialogun: Marrëveshje në përputhje me Kushtetutën ose fare

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 19:12
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë do të jetë e mirë dhe në përputhje me Kushtetutën, ose nuk do të arrihet fare.

Shefi i ekzekutivit në interpelancën për largimin e reciprocitetit ka thënë se këto të fundit mund të rikthehen nëse vazhdohet stus-quo.

Hoti: Ose ka me u mbërri një marrëveshje e mirë që është në përputhje me Kushtetutën ose nuk ka me pas marrëveshje

“Ose ka me u mbërri një marrëveshje e mirë që është në përputhje me Kushtetutën ose nuk ka me pas marrëveshje. Këtë mund të iu them. Mandej mund të vazhdojmë me vendosje të masave ose staus-qous edhe me gjitha problemet që kemi pasur deri më tani”, tha ai.

Largimin e reciprocitetit, Hoti e ka ndërlidhur me ruajtjen e partneritetit ndërkombëtar.

Hoti: Është jetike me i ruajt partnerët ndërkombëtar

“Është jetike me i ruajt partnerët ndërkombëtar, nëse nuk I kemi ata mbesim një vend I vogël I izoluar kur kurdo mund të marrim lajme për tërheqjeve njohje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat