Aliu kritikon Hotin, kërkon rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë - Bota Sot
Aliu kritikon Hotin, kërkon rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë

Aktuale

Aliu kritikon Hotin, kërkon rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 19:32
Liburn Aliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar Qeverinë Hoti për largimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Deputeti opozitar tha se shefi i ekzekutivit po pranon çdo kusht nga presidenti serb, Vuçiq.

Në interpelancën plenare për largim të reciprocitetit, Aliu tha se këto masa duhet të rikthehen pasi derivojnë nga barazia.

“Reciprociteti derivon nga barazia, ajo është që derivon marrëdhëniet. Pabarazia, favoret e diskriminojnë dikë tjetër. Duhet të citoj Sami Frashrin që thotë se privilegjet janë shok të Tiranës, pa barazi nuk ka as liri. Nëse dëshirojmë fqinjësi të mirë e raporte normale me Serbinë ne duhet të vëmë reciprocitetin. Serbia nuk ka obligim të sillet mirë me neve, kur ne nuk e vëmë reciprocitetin me të. Kosova duhet të vendos reciprocitet me Serbinë dhe të kërkoj borxhin për krimet e luftës”, tha ai.

Krahas kësaj ai tha se qeveria Hoti me vullnet të plotë po heq dorë nga anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Derisa i ka përmendur atij edhe rolin e presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë.

“Zotëri Hoti po pranon çdo kusht nga Vuqiqi dhe njëra nga këto kushte e që është rrënim i pozicionit tonë negociatat është heqja dorë me vullnet të plotë subjektiv në anëtarësimin i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai e deklaroi vet këtë heqje dorë. Ndërsa Serbia nuk pati deklarime për tërheqjen e njohjeve nga shtete që e kanë njohur Kosovën. Ajo mandej përshëndeti tërheqjen e njohjeve në ndërkohë. Po ashtu rikthimi i Thaçit në dialogun është dobësim i pozitës politike të Kosovës në dialog. Zotëri Hoti e riktheu Thaçin e njëjtë, të dëshiruarin e dialogut në të kaluarën”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat