Armend Zemaj: Aeroporti u hap, mirësevjen mërgatë!

Aktuale

Armend Zemaj: Aeroporti u hap, mirësevjen mërgatë!

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2020 Në ora: 21:02
Armend Zemaj

Pasi qeveria e Kosovës mori vendim për rihapjen e aeroportin “Adem Jashari”, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kjo është bërë t`i mundësuar mërgatës kthimi më i lehte në vendlindje.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se gjatë ditëve të fundit ka aktivizuar të gjitha kapacitetet për t’i bërë përgatitjet për ta hapur sa më parë aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Aeroporti u hap, miresevjen mergate!

E morem vendimin e shumepritur.

Gjate diteve te fundit kam aktivizuar te gjitha kapacitetet per t’i bere pergaditjet per ta hapur sa me pare aeroportin “Adem Jashari” te Prishtines, me qellimin kryesor qe t’i mundesohet mergates sone kthimi me i lehte ne vendlindje.

Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë. Miresevjen mergate!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat