​Hoti: Më 27 qershor e nisim dialogun në Uashington

Aktuale

​Hoti: Më 27 qershor e nisim dialogun në Uashington

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 22:04
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se më 27 qershor do të nisë dialogu Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se ka një agjendë të fuqishme ekonomike.

Hoti: Agjenda e dialogut është agjendë e fuqishme ekonomike

“Më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë e nisim dialogun për njohje reciproke me një agjendë të fuqishme ekonomike. Ky është qëllimi i takimit në Uashington. Unë nuk kam dhe asnjëherë nuk do të kem agjenda të fshehta për dialog, krejt keni me i ditë së bashku”, tha Hoti.

Hoti përsëriti që marrëveshja do të bëhet e tillë qe të kalojë në Kuvendin e Kosovës, në të kundërtën, sipas tij, nuk do të bëhet fare.

Hoti: Nuk bëj marrëveshje që nuk ratifikohet në Kuvend

“Nuk ka me ardh marrëveshjes që rrëzohet në këtë Kuvend. Nuk keni me pa asnjëherë nga unë platformë ose dokument që ka me u kërkua me dhënë komente e sugjerime, platforma për dialog është Kushtetuta e Kosovës, pikë nuk ka përtej saj”, tha Hoti.

Në raportimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Hoti tha se në takime që kërkohen nga partnerët e Kosovës do të shkojë pa vendosur asnjë kusht.

Hoti: Shkoj në Uashington, Berlin dhe Paris pa asnjë kusht, sa herë të më kërkohet

“Do të shkoj në Uashington, Berlin, Paris, sa herë që më kërkohet, pa e vënë asnjë kusht, sepse këta janë partnerët tanë që na kanë mbështetë në të gjitha proceset deri më tani dhe unë atyre u besoj plotësisht”, shtoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat