Ministri i Tregtisë thotë se dasmat s’janë lejuar

Aktuale

Ministri i Tregtisë thotë se dasmat s’janë lejuar

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, tha se lajmi për lejimin e dasmave është dezinformatë.

Ai tha se janë duke punuar në këtë gjë, por s’ka ende ndonjë vendim.

“Nuk janë lejuar dasmat, kjo është dezinformatë. Jemi duke punuar në këtë drejti, por nuk ka vendim. Sot në mbledhjen e Qeverisë nuk është marrë vendim për këtë çështje”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u mor vendim që të rifillojë trafiku ajror dhe të hapet aeroporti “Adem Jashari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat