Buxhovi për Vjosa Osmanin: Nuk mund të luftosh kundër partisë tënde në këtë mënyrë

Aktuale

Buxhovi për Vjosa Osmanin: Nuk mund të luftosh kundër partisë tënde në këtë mënyrë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 00:19
Jusuf Buxhovi

Nje nder themeluesit e LDK-se, Jusuf Buxhovi ka komentuar edhe situatën e Vjosa Osmanit brenda partisë, dhe përjashtimin e saj nga kryesia dhe pozita e nënkryetares.

“Çështja e Vjosës është më komplekse. Ajo është gjetë në një trekëndësh nga viti 2014 e tutje ndërmjet Sejdiut, Thaçit dhe Mustafës. Aty është zhvilluar një luftë për pushtet dhe në atë trekëndësh është sjellë edhe Vjosa Osmani. Kjo që ka ndodhë nuk duhet të ndodhë në tjerat. Jeta partiake ka rregullat e veta”, ka thënë ai.

Sipas tij kur nuk pajtohesh me partinë janë vetëm dy rrugë.

“Vet fakti se hynë në një parti politike ti je i kufizuar. Po të isha unë do të merresha me politikë, sepse kam dashur të ruaj integritetin intelektual. Si të jesh në parti ajo ka rregullat e vet. Derisa të merret vendimi ti mund të jesh kundër saj. Por, kur të merret vendimi ka vetëm dy rrugë: ose duhet ta pranosh atë ose duhet të largohesh, nuk ka tjetër”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas tij kështu siç ka vepruar Osmani nuk mund të bëhet, porse sipas tij ajo duhet të mbetet brenda partisë dhe të bëhen reformat.

“Kjo është një pjesë e procesit se kauza ka mbet në gjysmë. Por, kështu siç e ka nisur Osmani nuk mund të bëhet sepse nuk mund të luftosh kundër partisë tënde në këtë mënyrë. Duhet të shikosh nga brenda dhe të luftosh për reforma. Po të jetë një LDK e fuqishme skena politike do të dukej ndryshe. Kosovës i duhet ndryshimi. LDK-ja ka për detyrë reformat. Kanë filluar reformat në LDK edhe zonja Osmani e të tjerët duhet aty të luftojnë, të vazhdojnë kauzën e LDK-së. Ajo duhet të mbetet aty, dhe të ruajë interesat e partisë”, ka thënë Buxhovi.

Buxhovi thotë se LDK-ja ka potencial të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat