Lansohet aplikacioni “Lajmëro Policinë”

Aktuale

Lansohet aplikacioni “Lajmëro Policinë”

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:49
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës do të mbajë një Konferencë për media, ku do të ofrojë  informacione lidhur me  platformën elektronike dhe po ashtu  do të bëjë lancimin e Aplikacionit  “Lajmëro Policinë”.

Siç njofton policia “ky projekt do të jetë edhe një mundësi tjetër alternative për qytetarët për raportim sa më të shpejt dhe efikas të rasteve të ndryshme dhe avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës”.

Konferenca që do të mbahen në Stacionin Qendër të Policisë do të ketë pjesëmarrës Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, Rashit Qalaj si dhe kryesuesin e misionit të OSBE-së në Kosovë,  Jan Braathu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat