Ambasadori amerikan në Serbi: SHBA po i ofron këtë shancë Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Ambasadori amerikan në Serbi: SHBA po i ofron këtë shancë Kosovës dhe Serbisë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 11:00
Anthony Godfrey

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se me takimin që pritet të mbahet më 27 qershor në Washington,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i ofrojnë një shancë Kosovës dhe Serbisë për investime dhe zhvillim ekonomik.

Sipas tij takimi i fundmuajit në Shtëpinë e Bardhë është një mundësi për të dyja palët për të hapur dyert për zhvillimin ekonomik dhe investime.

“Takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës më 27 qershor në Washington shpërfaqë një shansë për të dy palët për të hapur derën për zhvillim ekonomik dhe investime”, ka thënGodfrey.

Ai tutje është shprehur se shpreson se Kosova dhe Serbia në këtë takim do të hapin rrugë për t’u rikthyer në dialog.

“SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës dhe Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë shans(takimin në Ëashington) për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit. Njerëzit në këtë rajon nuk meritojnë asgjë më pak se kjo”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat