Pacolli: Takim në SEECP, kërkova që selia qendrore e sekretariatit të përgjithshëm të jetë në Prishtinë

Aktuale

Pacolli: Takim në SEECP, kërkova që selia qendrore e sekretariatit të përgjithshëm të jetë në Prishtinë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 12:34
Foto

Deputetja nga radhët e LVV-së, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se sot janë duke vazhduar me sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore.

“Sot është dita e fundit dhe presim që formalisht të votohen të gjitha vendimet dhe propozimet që u diskutuan dhe u votuan në Komisionin Qendror”.

“Në cilësinë e kryetares së Komisionit Qendror në takimin e mbyllur të Komisionit kërkova që selia qendrore e Sekretariatit të Përgjithshëm të vendoset në Prishtinë”.

“Tani sapo u rikonfirmua që Kuvendi i Kosovës do të filloj përgatitjet e dokumentacionit përkatës për të dërguar kërkesën me shkrim për themelimin e selisë së Sekretariatit të Përgjithshëm në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat