Vuçiq nuk e konfirmon e as mohon mbajtjen e takimit të Parisit: Bisedova me Macron

Aktuale

Vuçiq nuk e konfirmon e as mohon mbajtjen e takimit të Parisit: Bisedova me Macron

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:23
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar informacionin se një takim mund të mbahet në Paris më 17 korrik në lidhje me Kosovën.

Kreu i shtetit serb pret që dialogu politik të vazhdojë së shpejti në Bruksel.

I pyetur për të komentuar raportimet e mediave në Kosovë se presidenti francez, Emmanuel Macron do të organizojë samitin Prishtinë – Beograd në 17 korrik, dhe kur u pyet nëse ka marrë një ftesë, 

Vuçiq tha se, Unë bisedova me Marcon, por nuk më pëlqen të mbush ballinat e gazetave me gjëra që nuk u pajtova me njerëzit me të cilët bisedova”, raporton Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat