Ahmeti – politikanëve: Mendoni, ka njerëz që presin t’i marrin 170 euro për t’i paguar borxhet

Aktuale

Ahmeti – politikanëve: Mendoni, ka njerëz që presin t’i marrin 170 euro për t’i paguar borxhet

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:28
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur ka kritikuar ashpër politikanët për pa-përgjegjshmërinë e treguar karshi qytetarëve në ndihmën ekonomike gjatë periudhës së koronavirusit.

Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka lutuar “politikanët e përgjegjshëm” që të mendojnë se ka njerëz që po i presin 170 eurot e premtuara për t’i paguar një pjesë të borxheve, e biznese të tjera që presin ndihmë për të mbijetuar ekonomikisht.

“E lus çdo politikan me ndërgjegjje, qeverinë e kuvendin, e partitë politike që vec ta mendojnë se ka shumë njerëz që po mendojnë se kur kanë me i marr 170 euro për me i pagu një pjesë të borxheve, ka shumë biznese që po presin se kur ka me pas një ndihmë për me mbijetu ekonomikisht familja, e shumë të tjerë që po mendojnë për shpenzimet shëndetësore, pagesën e rrymës, e datën e kestit të kredisë”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se nuk ka asnjë arsyetim që të vonohet diskutimi dhe vendimi për pakon ekonomike, dhe se Kuvendi nuk do të ishte dashur të dalë nga salla pa arritur një kompromis për këtë.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

E lus çdo politikan me ndërgjegjje, qeverinë e kuvendin, e partitë politike që vec ta mendojnë se ka shumë njerëz që po mendojnë se kur kanë me i marr 170 euro për me i pagu një pjesë të borxheve, ka shumë biznese që po presin se kur ka me pas një ndihmë për me mbijetu ekonomikisht familja, e shumë të tjerë që po mendojnë për shpenzimet shëndetësore, pagesën e rrymës, e datën e kestit të kredisë.

Këtë, posaçerisht ju lus ta mendoni kur i humbni më shumë se tetë orë në ditë tu kqyr qysh me ja lëshu nje kunxh partisë tjetër për me tregu qysh ju e keni pas mirë e ata keq.

Më falni, por nuk ka kurfarë arsyetimi me u vonu diskutimi dhe vendimi për pako ekonomike. Ky Kuvend nuk ish desht me dal prej salles deri ta arrin kompromisin për një pako substanciale ekonomike. Ditë e natë. Kur nuk merren vesh për 62 milion marrëveshje me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, sinjali është që gjasat me kalu pako prej 1.2 miliard janë minimale.

Me rëndësi, pagat po ju ecin. Por si krejt politikanët, një ditë kena me ec prej shpije e ska me ju dëgju askush. Qysh jeni tu vepru, po shpresoj që qajo ditë vjen më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat