Zemaj: Testi negativ për koronavirus nuk është i domosdoshëm për udhëtarët

Aktuale

Zemaj: Testi negativ për koronavirus nuk është i domosdoshëm për udhëtarët

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:47
Armend Zemaj

Hapja e Aeroportit të Prishtinës që nga 28 qershori ka ngritur një tjetër dilemë për udhëtarët.

Bashkë me vendimin, sugjerohet që udhëtarët që vijnë në Kosovë, të kenë testin negativ të koronavirusit, jo më të vjetër se katër ditë.

Mirëpo sot, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, konfirmoi se ky test nuk është obligativ për të hyrë në Kosovë.

“Ju kemi rekomandu qytetarëve që ta bëjnë testin por nuk është obligativ që të hyjnë vetëm me dëshmi të testit”, tha Zemaj para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat