​Rasti i “Truprojave të Thaçit” po hetohet, nga janari u suspenduan 26 policë

Aktuale

​Rasti i “Truprojave të Thaçit” po hetohet, nga janari u suspenduan 26 policë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:55
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ushtruesit i detyrës së Kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Exhevit Zuka i cili aktualisht është duke raportuar në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pas interesimit nga kryesuesja e komisionit, Fatmire Kollqaku për rastin e intervenimit të pjesëtarëve policor në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ai tha se me publikimin e pamjeve në media rasti është dërguar te drejtoria e hetimeve dhe janë dal në vendin e ngjarjes së bashku me prokuroren e shtetit.

Sipas tij IPK hetimet i zhvillon në kuadër të autorizimeve të prokurorit të shtetit të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë me autorizim fillimisht prokuroria e shtetit ka hezituar.

Ai tha se të gjitha janë intervistuar në cilësinë si të dyshuar.

Po ashtu tha se tashmë i kanë siguruar të gjitha pamjet nga kamerat e Kuvendit të Kosovës dhe janë duke i analizuar.

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi të di se sa zyrtarë policorë po hetohen në këtë rast.

E për të marr këtë përgjigje nga zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës kërkuan që këto të dhëna të jepen pa praninë e medieve.

Ushtruesit i detyrës së Kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Exhevit Zuka i cili aktualisht është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se nga janari deri tani janë suspenduar 26 zyrtarë policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat