Veliu: Qytetarët e Kosovës të qëndrojnë sa më larg armëve ilegale dhe dhunës

Aktuale

Veliu: Qytetarët e Kosovës të qëndrojnë sa më larg armëve ilegale dhe dhunës

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:14
Foto

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i tretë lokal koordinues për implementimin e udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në cilësinë e koordinatorit nacional për kontrollin e armëve të lehta dhe kontrollin e eksplozivëve, tha se MPB është e interesuar që ta implementojë udhërrëfyesin në përpikëri dhe ta zbatojë planin e veprimit të Strategjisë.

“Ne mburremi me sukseset dhe profesionalizmin e Pikës së Kontaktit për Armë (FFP) në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila në mënyrë brilante kryen detyrat dhe angazhimet në fushën e shkëmbimit të informatave, në kohë reale, me institucionet kompetente, gjurmimin kombëtar dhe ndërkombëtar, prodhimin e raporteve si dhe produkteve inteligjente në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta. Pika e Kontaktit për Armë shërben edhe si një praktikë shumë e mirë në rajon”, tha ministri Veliu.

Gjatë këtij takimi, ministri Veliu falënderoidonatorët dhe partnerët për kontributin e tyre bujar, në veqanti Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës, UNDP-në në Kosovë si dhe SEESAC, për përkrahje të vazhdueshme në këtë fushë, por edhe për këshillat profesionale dhe përkrahjen teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat