Nushi: Reagojmë ndaj një zv/ministri që vjen nga një parti fshatare, e jo ndaj Tomë Gashit, Agim Bahtirit e Haki Abazit

Aktuale

Nushi: Reagojmë ndaj një zv/ministri që vjen nga një parti fshatare, e jo ndaj Tomë Gashit, Agim Bahtirit e Haki Abazit

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:29
PSD

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po bën kritike selektive ndaj zëvendësministrit të AAK-së, i cili po thuhet se nuk ka fakultet të përfunduar.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se VV-ja po e mbyllë gojën para abuzuesëve si Tomë Gashi, Agim Bahtiri e Haki Abazi.

“Reagimet selektive nuk jane indinjate, jane oportunizem. E nuk ka ndryshim nese nenshtrat eshte kultura e oportunizmi.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Reagojme kulturalisht kunder nje zvministri qe vjen nga nje parti qe e vleresojme si fshatare (bala) por mbyllim syte e gojen para abuzuesve si Tome Gashi e sharlataneve si Bahtiri e Haki Abazi vetem se jane ne anen e Kurtit.

Reagimet selektive nuk jane indinjate, jane oportunizem. E nuk ka ndryshim nese nenshtrat eshte kultura e oportunizmi.

Ps: ju qe mendoni qe po e mbroje kete emerim, lodhuni vec pak dhe lexoni statusin tim te djeshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat