Krasniqi për dialogun: S’duhet kërkuar zgjidhje mbi zgjidhje, mund të hapet “Kutia e Pandorës”

Aktuale

Krasniqi për dialogun: S’duhet kërkuar zgjidhje mbi zgjidhje, mund të hapet “Kutia e Pandorës”

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 15:37
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma, Jakup Krasniqi, ka thënë se nuk mund të kërkohet zgjidhje mbi zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerëson se: “askush nuk ka të drejtë të diktojë zgjidhje, as NATO e as ndonjë vend tjetër apo organizatë”. Me këtë konstatim të Stoltenbergut pajtohëm në masë të madhe edhe pse nuk është thënë krejt çka duhet thënë”.

“Pse? Të gjithë e dimë, si në Perëndim e po ashtu edhe në Lindje se zgjidhja ka ndodhur në Bisedimet e Vjenës e më pas në Kuvendin e Kosovës dhe është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në gusht të vitit 2010”, ka thënë Krasniqi përmes Facebook.

“Pra zgjidhja është bërë edhe me pjesëmarrjen e paleve?! Dhe nuk duhet kërkuar zgjidhje mbi zgjidhje, se kështu mund të hapet edhe kutija e Pandorës?!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat