Edita Tahiri: Presidenti nuk ka hequr dorë nga lojërat e kufijve, i takon LDK-së të ndal këto lojëra

Aktuale

Edita Tahiri: Presidenti nuk ka hequr dorë nga lojërat e kufijve, i takon LDK-së të ndal këto lojëra

Nga: A.SH Më: 24 qershor 2020 Në ora: 16:06
Edita Tahiri

Presindeti Hashim Thaçi në një deklaratë të tij ka thënë se nuk ka marrëveshje mes dy vendeve sovrane pa demarkimin e kufirit, pa caktimin e vijës kufitare prej ekspertëve të dy vendeve.

Për këtë ka reaguar ish-negociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ku përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, deklarata e Presidentit tregon se ai ende nuk ka hequr dorë nga lojërat e kufijve.

Postimi në Facebook:

Deklarata sot e Presidentit Thaci tregon se ai ende nuk ka hequr dore nga lojerat e kufijve. I takon LDK-se si bartese e qeverise te ndal keto lojera duke kerkuar neser ne parlament miratimin e nje rezolute per dialog, per te ndal keto lojera, para se delegacioni te niset per Washington e Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat