Vjosa Osmani ushtruese detyre e pozitës së Presidentit?

Aktuale

Vjosa Osmani ushtruese detyre e pozitës së Presidentit?

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 21:27
Vjosa Osmani

Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës, përkohësisht nuk është i aftë për t’i kryer përgjegjësitë e tij, ai mund t’ia kalojë vullnetarisht përgjegjësitë, Kryetares së Kuvendit, në këtë rast Vjosa Osmanit.

Kështu thuhet në nenin 90 të Kushtetutës.

Ky post nuk mund të ushtrohet për një interval më të gjatë kohor se gjashtë muaj, shkruhet në këtë nen të Kushtetutës.

Kujtojmë se sot zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë kundrejt presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Kjo aktakuzë vjen tre ditë përpara takimin në Uashington të delegacion të Kosovës dhe atij serb.

Image
NENI 90 I KUSHTETUTES 

Pas inicimit të këtyre aktakuzave, presidenti Thaçi ka ndërprerë fluturimin në SHBA dhe pritet nesër të kthehet në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat