Musliu-Shoshi: Thaçi dhe Veseli do dalin faqebardhë, drejtuan luftën që kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Musliu-Shoshi: Thaçi dhe Veseli do dalin faqebardhë, drejtuan luftën që kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 21:43
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ariana Musliu-Shoshi deklaroi se e vërteta historike e afërt na tregon që Serbia ishte pushtuesi, luftuesi dhe dhunuesi që kishte kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Ajo tutje shtoi se nuk ndodh në asnjë vend në botë që të gjykohen çlirimtarët, sepse populli ynë u mbrojt nga UÇK-ja dhe se ajo bëri luftën e drejtë dhe të pastër.

Postimi i plotë:

E vërteta historike e afërt na tregon që Serbia ishte pushtuesi, luftuesi dhe dhunuesi që kishte kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Nuk ndodh në asnjë vend në botë që të gjykohen çlirimtarët. Sepse populli ynë u mbrojt nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sepse ajo bëri luftë të drejtë dhe të pastër.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë emrat që e drejtuan këtë luftë që kulmoi me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Ata do të dalin faqebardh edhe nga kjo betejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat