Molliqaj: UÇK-ja është arsyeja e Republikës së Kosovës

Aktuale

Molliqaj: UÇK-ja është arsyeja e Republikës së Kosovës

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 22:18
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas aktakuzës së Gjykatës Kushtetuese ndaj presidentit dhe kryetarit të PDK-së.

Ai tha se UÇK-ja është arsyeja e Republikës së Kosovës.

Postimi:

UÇK-ja është arsyeja e Republikës së Kosovës. Askush që mbështet e i gëzohet gjyqit ndaj UÇK-së nuk mund ta mbrojë Kosovën.

Të tilla janë Ngjarjet historike. Ato i ndajnë njerëzit edhe dekada e shekuj më pas, siç shpluhurosin e rizbulojnë përpjekjet nga e shkuara. Nga reagimet e sotme po e kuptojmë se i kemi 2 Kosova: njëra e lirisë e përpjekjes për të, tjetra e puthadorëve të nënshtruar e konformistëve; njëra e frikës e arratisjes, tjetra e guximit dhe betejës; njëra e lirisë pa kusht deri në shkëputje, tjera e pengjeve dhe autonomistëve.

UÇK-ja është kushti, vetë mundësia për të pasur drejtësi në të ardhmen. Prandaj, ajo s’mund të gjykohet. Të gjithë ata që presin se shpëtimi do t’iu vijë nga jashtë thjesht e konfirmojnë se kanë hequr dorë nga përpjekjet për drejtësi të pavarur në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat