Jakup Krasniqi i reagoi Vjosa Osmanit, vjen kundërpërgjigja e Hazirit – i del në krah kryetares së Kuvendit

Aktuale

Jakup Krasniqi i reagoi Vjosa Osmanit, vjen kundërpërgjigja e Hazirit – i del në krah kryetares së Kuvendit

Nga: N. H Më: 24 qershor 2020 Në ora: 23:11
Vjosa Osmani dhe Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqim në një postim të tij në Facebook i ka reaguar kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit, lidhur me deklaratën e saj rreth aktakuzave të ngritura sot nga Gjykata Speciale, ndaj Presidentit Hashim Thaci, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar edhe pas aktakuzave ndaj dy ish-bashkëpunëtorëve të tij, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Krasniqi ka pyetur se për cilën drejtësi po flet kryeparlamentarja Osmani.

E, lidhur me këtë ka reaguar, analisti politik, Nexhat Haziri, përcjell “Bota sot”.

“Për atë drejtësi të cilën ti dhe shokët e tu e shantazhuat, e kërcënuat, nuk lejuat të ndodhë, sepse po të ndodhte drejtësia në ketë vend, shumë nga soji i juaj nuk do ishit as president, as kryekuvendar, ministër, a deputet”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i tij:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat