Haziri tregon pse votoi kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit

Aktuale

Haziri tregon pse votoi kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 23:19
Haziri dhe Osmani

Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ka votuar kundër shkarkimit të ish-nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga të gjitha pozitat e saj në parti.

Haziri tha se këtë veprim e ka bërë duke thënë se duhet që brenda partisë të luftohet edhe për mendim ndryshe.

“Kam votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit. Duhet të luftojmë për mendim ndryshe”, është shprehur Haziri te Cim Peka.

E gjithashtu media mëson se përveç Hazirit, e gjithë dega e Gjilanit ka votuar kundër shkarkimit të saj.

Kujtojmë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u shkarkua nga të gjitha pozitat e saj brenda LDK’së. Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e hodhi në votim çështjen e shkarkimit të saj në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së.

Pasi Këshilli i LDK’së votoi pro shkarkimi të Osmanit, anëtarët e Këshillit gjithashtu votuan edhe për emrimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, nënkryetar i LDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat