Reagon familja e Haki Imerit pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

Aktuale

Reagon familja e Haki Imerit pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

Nga: M.H Më: 25 qershor 2020 Në ora: 07:56
Ilustrim nga "Bota sot"

Gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Veseli.

Në lidhje me këtë aktakuzë reagoi edhe familja e ish-anëtarit të LDK-së, Haki Imeri, tranmeton "Bota sot".

Në një deklaratë për opinon publik familja Imeri shprehët që e vetmja shpresë për ta mbetët Specialja duke iu dejtuar popullit që kjo aktakuzë nuk ka të bëj me UÇK-në e as me luftën që është kryer.

Gjithashtu familja Imeri u shpreh që Hoti duhet të shkojë në Uashington pasi mos shkuarja ne Ëashington e Avdullah Hotit tregon se Kosova perseri po ia ngule nje thike SHBA dhe Gjykates Speciale.

Postimi i plotë

DEKLARATE PER OPINIONIN PUBLIK

Ne familja e Haki Imerit duke perjetuar zhgenjime te njepasnjeshme nga institucionet e Unmikut te Euleksit dhe ato vendore qe deshtuan te sjellin urdherdhenesit dhe vrasesit para drejtesise per dy dekada, themelimi i Gjykates Speciale ishte e vetmja shprese te ciles i besuam dhe i besojme gjer ne fund.

Lajmi i djeshem nga zyra e Prokurorit Amerikan Jack Smith eshte nje lajm i mire dhe i drejte per Kosoven dhe viktimat e familjaret e tyre.

Nje lajm si ky ,do te duhej ta na jepnin institucionet e Kosoves vite me pare ,por ja qe kete e ben amerikanet ata qe na çliruan , ata qe na pavaresuan . Amerikanet pra jane ata qe dje na ngjallen shpresen per drejtesine e vonuar, te munguar e besa edhe te shmangur me qellim.

Aktakuzat kunder Presidentit Thaçi e Kadri Veseli etj nuk jane akuza kunder UCK-se as nuk jane akuza kunder luftes se saj te drejt per çlirim.Jane akuza kunder individeve keqbers qe me veprimet e tyre bien ndesh me konventat dhe ligjet e luftes .

Nuk eshte tragjike aspak ngritja e ketyre akakuzave nese ka prova siç pretendon Prokurori Jack Smith.. Jemi te vetedishem se nje proces i ballafaqimit tone me realitetin do te jep jete ardhmeise sone si Kosove. Shpresojme dhe besojme ne nje epilog me rezultate ne favor te drejtesise. Nje verdikt i drejte eshte mesim dhe gurethemel i nje pajtimi kombetar.

Delegacioni i Kosoves ne krye me Kryeministrin Avdullah Hoti duhet te shkoj patjeter ne Ëhite House dhe te mos bie pre e presioneve te Isa Mustafes Ramush Haradinaj Fatmir Limajt etj.

Mos shkuarja ne Ëashington e Avdullah Hotit tregon se Kosova perseri po ia ngule nje thike SHBA dhe Gjykates Speciale , po bie ne kurthin e hipokrizive dhe intrigave te veta duke u thirrur ne proamerikanizem instrument te cilin e perdoren per te rrezuar qeverine legale Kurti .

Presioneve te ketilla nuk duhet ti neshtrohet Qeveria Hoti , edhe ashtu dialogun e ben Kryeministri siç na tha me dhejetra here.

Duhet ta kemi te qarte se te akuzuarit me emra te pervetshem kushdo qe jane ata; nuk jane as Kosova , as UCK-ja as ardhmeria e Kosoves.E falenderojme miqesisht SHBA , Britanine e madhe ETJ per mbeshtetjen e vazhdueshme qe ia ka bere Kosoves gjate 40 viteve...

Familja e Haki Imerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat