Kryeministri Hoti sot në Bruksel, kjo është agjenda e tij

Aktuale

Kryeministri Hoti sot në Bruksel, kjo është agjenda e tij

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 09:53
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti sot konfirmoi se anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin e Washingtonit, për shkak të zhvillimeve të fundit ku Prokuroria Speciale dorëzoi aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Por ndonëse anuloi pjesëmarrjen në Shtëpinë e Bardhë, Hoti sot do të zhvillojë sot në Bruksel.

”Të gjitha takimet mbahen”, është shprehur shkurt në një përgjigje për Klan Kosovën Ardita Dushi, shefe e Kabinetit për Kryeministrin Hoti.

Hoti në agjendën e tij ka të paraparë të takohet me Kryetaren e Komisionit Europian Ursula von de Leyen, Kryetarin e Këshillit të Europës, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister.

Në këto takime Kryeministri Avdullah Hoti tregoi ditë më parë edhe temat të cilat do të diskutojnë me zyrtarët europianë.

”Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë”, pati thënë ai.

Megjithatë nuk është bërë e ditur ende nëse në takim do të ketë përfaqësues të palës serbe apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat