Pronarët e hoteleve japin lajmin e madh: Çështje orësh lejimi i dasmave

Aktuale

Pronarët e hoteleve japin lajmin e madh: Çështje orësh lejimi i dasmave

Nga: E.B Më: 25 qershor 2020 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Pas një keqkuptimi se dasmat do të fillojnë të mbahen me 1 korrik, pronarët e hoteleve janë takuar me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqin.

Këtë e kanë bërë të dituar përmes një postimi në rrjete sociale, ku kanë thënë se urdhëresa për lejimin e mbajtjes së dasmave është çështje e orëve, shkruan "Bota Sot".

Postimi i plotë:

Lajm i madhë ! Sot më datë 25.06.2020 mbajtem takimin me Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë z. Vesel Krasniqi për të kjartësuar një herë e mirë amullin dhe konfuzionin e krijuar në lidhje me lejimin e mbajtjes së dasmave. Takimi ishte shumë i frytshem dhe ashtu si u propozua në mbledhjen e qeverisë të datës 23.06.2020 që dasmat të fillojnë të mbahen. Takimi ishte mjaft i kjart dhe shumë i frytshem është qështje e orëve për urdhresen nga MTI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat