​Përplasje për zgjedhjet në Podujevë, Daka ia “mbyll gojën” Kurteshit

Aktuale

​Përplasje për zgjedhjet në Podujevë, Daka ia “mbyll gojën” Kurteshit

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:06
KQ

(E plotësuar) - Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) ka pasur përplasje mes kryetares së këtij Komisioni dhe anëtarit të VV-së lidhur me propozimin e VV-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Megjithatë, kërkesa e Alim Ramës, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kaluar në KQZ.

Ai ka kërkuar që të futet si pikë e rendit të ditës rekomandimi drejtuar IKShP-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, me zë të lartë i është drejtuar anëtarit Rama ta propozojë këtë çështje për rend të ditës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i KQZ nga VV, Alim Rama.

Rama-Dakës: S’ke nevojë me ngritë zërin

“Ti mundesh pa atë takim me dorëzua, s’e unë nuk takohem me të gjithë anëtarët për me bërë rendin e ditës, Alim dhe pikë. Rama: “S’ke nevojë me ngritë zërin”. S’ka nevojë me u takuar unë me të gjithë anëtarët për caktuar rendin e ditës. Takohemi me kryesuesit e Këshillave dhe pasatja në mbledhje të KQZ-së mundeni me propozua pikat e rendit të ditës”, thotë Daka Ramës.

Për diskutim rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Podujevë, Daka nuk ia ka dhënë fjalën as anëtarit tjetër të VV-së, Sami Kurteshit.

Megjithatë, futja në rend dite e kësaj pike, nuk mori mbështetjen më shumë se dy vota për, ndërsa shumica e anëtarëve tjerë ishin kundër që të bëhet një kërkesë në IKSHP për rivlerësimin e gjendjes epidemiologjike në Podujevë.

Rama: Masat e nevojshme duhet me u ndërmarrë për mbajtjen e zgjedhjeve

“Askund në ligj nuk përmendet që mundet me iu rekomandua presidenti asgjë. I vetmi rekomandim që mundet me bërë KQZ-ja është rekomandimi së bashku me raportin vjetor kuvendit për ndryshimet e mundshme me ndërmarrë Kuvendi. Unë nuk pash askund në ligj që ne kemi drejt me rekomanduar dikujt. Daka: “S’kemi rekomanduar asgjë ne askujt Alim”. Rama: Por, pse atëherë presidenti iu referuar kërkesë së… Daka: “S’e çka i është referuar presidenti, është çështje e presidentit. Të lutem nëse ke pikë të rendit të ditës tregomë, nëse ke diçka me diskutua me mua personalisht, diskutojmë në zyrën time. A ke pikë të rendit të ditës me propozua, urdhëro propozoje”. Rama: “Po, diskutimi për masat e nevojshme që duhen me u ndërmarrë për mbajtjen e zgjedhjeve edhe kërkesa në IKSHP, ashtu siç ka qenë para dy jave, e njëjta”. Daka: “Kush është për shtimin e kësaj pike në rend të ditës. Jo, pa diskutime, sepse ne po diskutojmë, pastaj po vendosim për me fut në rend të ditës”.

Në mbledhjen e KQZ-së është miratuar plani i buxhetit të KQZ-së për vitin 2021 në vlerë prej 14 milionë e 337 mijë e 367 euro.

Po ashtu është bërë miratimi i raportit vjetor financiar për fondin për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2019.

KQZ ka miratuar edhe kërkesa për inicimin e hartimit të planit strategjik të KQZ-së 2020-2024.

​Përplasje në KQZ për zgjedhjet në Podujevë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) ka pasur përplasje mes kryetares së këtij Komisioni dhe anëtarit të VV-së lidhur me propozimin e VV-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Megjithatë, kërkesa e Alim Rama anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kaluar në KQZ.

Ai ka kërkuar që të futet si pikë e rendit të ditës rekomandimi drejtuar IKShP-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë.

Megjithatë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë KQZ-ja nuk duhet të marr asnjë rol ekzekutiv lidhur me këtë për zgjedhjet në Podujevë.

Ajo me zë të lartë i është drejtuar anëtarit Rama ta propozojë këtë çështje për rend të ditës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i KQZ nga VV, Alim Rama.

“Kryetare zërin mos e ngrit. Kërkesa ime është që të futet në rend dite kërkesa drejtuar IKShP-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë”, tha Rama.

Megjithatë, futja në rend ditë e kësaj pike, nuk mori mbështetjen më shumë se dy vota për, ndërsa të gjithë anëtarët tjerë ishin kundër që të bëhet një kërkesë në IKSHP për rivlerësimin e gjendjes epidemiologjike në Podujevë.

Në mbledhjen e KQZ-së është miratuar plani i buxhetit të KQZ-së për vitin 2021 në vlerë prej 14 milionë e 337 mijë e 367 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat