Reagon Krasniqi: 82 deputetë votuan krijimin e Gjykatës Speciale – u pajtuan me raportin e Dick Martit, sot derdhin lot krokodili

Aktuale

Reagon Krasniqi: 82 deputetë votuan krijimin e Gjykatës Speciale – u pajtuan me raportin e Dick Martit, sot derdhin lot krokodili

Nga: N.Sh. Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:17
Gjykata Speciale

Pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe për kreun e PDK-së, Kadri Veselin, kanë filluar reagimet si asnjëherë më parë në mbrojtje të tyre.

E ndër këto reagime, janë edhe prej atyre 82 deputetëve që votuan për krijimin e Gjykatës Speciale.

Analisti politike dhe opinionisti Faik Krasniqi, përmes një postiminë Facebook, pohon se, këta 82 deputet që votuan për krijimin e Gjykatës Speicale u pajtuan me raportin fantastiko-shkencor të Dick Martit.

Ai madje shton se me këtë rasport u pajtuan edhe shefat e atyre deputetëve që “kërcënonin” deputetët për të votuar.

Krasniqi tutje pohon se këta deputetë duhet të japin llogari pse e votuan Gjykatën Speciale.

Postimi i plotë:

82 deputete votuan per krijimin e Gjykates Speciale. Do te thote keta 82 deputete jane pajtuar me raportin fantastiko-shkencor te Dick Martit. Me raportin e tij jane pajtuar edhe shefat e tyre qe “kercenonin” deputetet per te votuar kete Gjykate politike. Une nuk votoj dicka qe nuk besoj. Une nuk votoj dicka qe demton shtetin tim. Pse votove ti? Pse? Keta 82 deputete bashke me shefat e tyre duhet te japin llogari pse votuan kete Gjykate. Prandaj mos te derdhin lot krokodili. PS: Ne kohen e Jugosllavise/Serbise, te burgosurit politike me rende shqiptaret i denonin gjykatesit shqiptare se sa gjykatesit serbe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat