Ministrja e Punëve të Jashtme me urgjencë kërkon liberalizimin e vizave

Aktuale

Ministrja e Punëve të Jashtme me urgjencë kërkon liberalizimin e vizave

Nga: E.R Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:12
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se në takimin me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, kanë kërkuar shpejtim të procesit të liberalizimit të vizave.

''Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhduar që Parlamenti Evropian dhe ai personalisht i kanë dhënë agjendës së liberalizmit të vizave, theksuam se procesi i tejzgjatur dhe vonuar tashmë ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së, dhe shprehem urgjencën që ky proces të përfundojë sa më shpejtë'', ka shkruar Haradinaj në llogarinë e saj në Facebook.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Bashkë më Kryeministrin Hoti dhe kolegë qeveritar, takuam kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z.David McAllister.
Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhduar që Parlamenti Evropian dhe ai personalisht i kanë dhënë agjendës së liberalizmit të vizave, theksuam se procesi i tejzgjatur dhe vonuar tashmë ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së, dhe shprehem urgjencën që ky proces të përfundojë sa më shpejtë.
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të intensifikojë dhe operacionalizojë reformat në funksion të avancimit të integrimit evropian të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat