Hoti: Në takimin me Charles Michel e njoftova për prioritetet e Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Hoti: Në takimin me Charles Michel e njoftova për prioritetet e Qeverisë së Kosovës

Nga: E.R Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:51
Avdullah Hoti Charles Michel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, sot është takuar edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

''Sot takova presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e njoftova për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit'', ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Postimi i tij në Facebook:

Sot takova presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e njoftova për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Kam theksuar se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian, dhe rëndësinë që ka përmbyllja e këtij kapitulli, në mënyrë që qytetarët e Kosovës sikurse edhe fqinjët e tyre të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat