Berisha: Vuçiqi paralajmëroi dështimin e takimit në Uashington

Aktuale

Berisha: Vuçiqi paralajmëroi dështimin e takimit në Uashington

Nga: E.B Më: 25 qershor 2020 Në ora: 12:36
Ibrahim Berisha

Profesori universitar, Ibrahim Berisha, ka shkruar një postim në rrjetet sociale për bisedimet me Kosove dhe Serbi.

Në këtë postim Berisha nuk ka shkruar rreth aktakuzës që u ngrit dje ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, nga Gjykata Speciale, shkruan “Bota Sot”.

Berisha ka shkruar se Serbia përcakton dhe dikton formës dhe përmbajtjen e bisedimeve me Kosovës. Tutje, ka thënë se Vuçiqi para katër dite ka paralajmëruar dështimin e takimit në Uashington.

Postimi i plotë:

Ka dhjetë vjet Serbia përcakton dhe dikton formën dhe përmbajtjen e bisedimeve me Kosovën.

Përfaqësuesit e Kosovës në këto vite ishin të zënë me ndarje pushteti, po kaq edhe sharje e fyrje mes vete duke injoruar kapacitetin shkatërrues në secilën ditë të shtetit të Serbisë për shtetin e Kosovës.

Pse sot habi? Presidenti i Serbisë para katër ditëve ka treguar dështimin e takimit në Uashington. Ata që dinë dhe kuptojnë nëntekstin e deklaratave, e kanë marrë vesh fare thjesht se, Serbia do ta dështonte këtë Takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat