Ndodh e pabesueshmja, ish-eprori i UÇK-së thotë se e ‘mbanë burgun me duar në xhepa’ për Thaçin e Veselin nëse kanë vrarë serbë...

Aktuale

Ndodh e pabesueshmja, ish-eprori i UÇK-së thotë se e ‘mbanë burgun me duar në xhepa’ për Thaçin e Veselin nëse kanë vrarë serbë...

Nga: N.Sh. Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:37
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka dhënë një deklaratë befasuese për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se e ‘mbanë burgun me duar në xhëpa’ për Thaçin e Veselin nëse këta kanë vrarë policë apo ushtarë serbë.

Por, ai shton se, sa i përket vrasjeve të komandantëve dhe kundërshtarëve politik, vjedhjeve dhe korrupsionit të pasluftës atëherë hajrin ia pafshin burgut.

Postimi i plotë:

Askush nuk denohet pse ka pi qaj, viski dhe raki me meze e tuj këndu kënga me qiftelija për trimrit e pa qena fleni dath..!

Për çdo polic apo ushtarë serbë që kinse e kanë vra' Thaçi apo Veseli gjatë luftes,nese ka të till lirisht le të ma ngarkojnë mu fajin se burgun e mbaj në vend të tyre ata me dur në xhepa !

Por sa i përket vjedhjeve të fondeve të luftes, përqarjes të luftes dhe pas luftes,korrupcionit, shitjes të interesit kombëtar,vrasjet e atdhetarëve Shqiptar,dhe vrasja e disa komandatëve të luftës e të kundërshtarëve politik dhe konkurrentve në biznis që u vranë gjatë luftës dhe sidomos pas luftes ja pafshin hajrin vet dhe kurrë prej burgu mos dalshin edhe pse në fund asnjeri nga multi miljonerat nuk do të dënohet ..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat