Reagon ish diplomati shqiptar: Shqipëria e mirëpriti dhe e mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale

Aktuale

Reagon ish diplomati shqiptar: Shqipëria e mirëpriti dhe e mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:00
Hashim Thaçi, Kadri Veseli

Nisja e hetimit ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, duke i akuzuar për krime lufte në Kosovë, dy drejtuesve të UÇK-së ka trazuar politikën mbarë shqiptare.

Diplomati i njohur Shaban Murati në një koment të tijin e lidh këtë edhe me qëndrimin që ka mbajtur shteti shqiptar ndaj krijimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Në një status të tijin në rrjetet sociale, Murati shprehet se ky ishte një autogol i Tiranës zyrtare.

“Shqipëria e mirëpriti dhe e mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën”- është deklaratë zyrtare e kohës e nivelit më të lartë në Tiranë. Shqipëria në Asamblenë Parlamentare të Këshilli të Europës ka votuar pro raportit antishqiptar të Dik Martit mbi bazën e të cilit u ngrit Gjykata Speciale. Nuk mund të ketë asnjë justifikim, sepse Gjyq Nurembergu pati vetëm për krerët e shtetit të mundur dhe jo për krerët e shtetit fitues. Një faqe e errët, me një nga autogolat me të shëmtuar të shtetit, të parlamentit dhe të diplomacisë së Shqipërisë”, shkruan ambasador Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat