Eurodeputeti austriak: Është e vështirë që Thaçi t`i kryejë detyrat e tij tani

Aktuale

Eurodeputeti austriak: Është e vështirë që Thaçi t`i kryejë detyrat e tij tani

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:10
Lukas Mandl

Tani Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet dhe perspektivë evropiane dhe Presidenti Hashim Thaçi dhe parlamenti në Prishtinë duhet të vlerësojnë nëse Thaçi mund t’i kryejë detyrat e tij gjatë procedurës kundër tij.

Kështu ka thënë eurodeputeti dhe politikani austriak, Lukas Mandl.

Në një deklaratë, politikani austriak theksoi se anulimi i terminit, përfshirë edhe takimin e planifikuar për të shtunën me Presidentin e Serbisë në Washington, jep arsye për të konkluduar se kryerja e detyrave të tij paralelisht me procedurën kundër tij është e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat