Rama për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Ai tekst barazoi viktimën dhe xhelatin

Aktuale

Rama për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Ai tekst barazoi viktimën dhe xhelatin

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:41
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Kuvend ka mbajtur fjalim për aktakuzën që Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se e ka dorëzuar për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Rama ka folur për rëndësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se lufta e saj njihet botërisht si e drejtë dhe thotë se janë pjesëtarët e UÇK’së ata që zgjuan perëndimin dhe nxitën ndërhyrjen e NATO’s në luftën e Kosovës.

“Është falë tyre që u imponua edhe reagimi me bomba i aleancës më të madhe ushtarake kundër mizorive të armatës së luftërave në jugosllavi”, ka thënë Rama.

“Lufta e UCK’së sot nuk shfaqet madhështore vetëm nga pikëpamje e historisë sonë, por edhe nga këndvështrimi më i thelllë i drejtësisë ndërkombëtare”

Rama thotë se duke u publikuar njoftimi për aktakuzë ndaj Presidentit Thaci dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, u barazuan shqiptarët si viktimë me ushtrinë serbe, që ishte agresori.

“Pas 21 vjetësh del një tekst që në mënyrë haptas indinjuese vë një shenjë barazimi mes viktimës dhe xhelatit. Fjala barazim është e butë sepse në fakt është përmbytur komplet peshorja”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat