Rama: Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike! Nuk ishte viktimë, por agresori

Aktuale

Rama: Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike! Nuk ishte viktimë, por agresori

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:54
Edi Rama

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk kanë nevojë për mbështetje politike, sa i takon aktakuzave për krime lufta nga ana e Prokurorisë së Hagës.

Megjithëse sipas Ramës kjo çështje është e padrejtë, e njëanshme.

“Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit. Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt”, tha Rama.

“Ajo që ka rëndësi, qysh prej fillimit 21 vite, drejtësia ndërkombëtarë ka hetuar thellësisht çdo bëmë të UÇK. Jam dëshmitar, se ç’është bërë dhe se si është marrë pjesë për të gjetur shtëpinë e verdhë të Edgar Allan Poe, që nuk ekziston. Të paktën deri më sot nuk ka prova, dhe këtë nuk e them unë por të gjithë institucionet, që kanë marrë pjesë në atë proces pas leximit të raportit të tij”, ka shtuar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat