Mbi 50 raste aktive me COVID-19 në Viti, sot janë marrë për testim vetëm tri mostra

Aktuale

Mbi 50 raste aktive me COVID-19 në Viti, sot janë marrë për testim vetëm tri mostra

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 16:37
Foto Ilustrim

Mbrëmë në Viti janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirusin e ri. Por, sot nga kjo komunë janë dërguar për testim vetëm tri mostra.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli i ka thënë se në këtë komunë janë aktualisht 51 raste aktive.

Sipas Kadollit, gjendja e të infektuarve është e mirë, me përjashtim të një pacienti, i cili gjendet në Mjekim Intensiv në Klinikën Infektive.

Ajo ka treguar se ende nuk janë testuar gati 20 mostra të marra nga kjo komunë, të cilat pritet të testohen gjatë ditëve në vijim.

“Sot janë marrë për testim vetëm tri mostra. Por, që ende ka mostra të palexuara nga komuna jonë. Në Viti i kemi 51 raste aktive. Gjendja e të infektuarve që janë në shtëpi është e mirë, derisa në Infektivë i kemi 11 pacientë, 1 prej të cilëve është në Mjekim Intensiv”, ka thënë Kadolli.

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku kanë rezultuar pozitive 95 raste.

Rastet pozitive janë nga Peja, Vitia, Prizreni, Prishtina, Mamusha, Gjilani, Gjakovës, Istogut, Lipjani, Mitrovicë, Fushë Kosova, Kllokoti, Malisheva, Rahoveci dhe Vushtrria.

Me rastet e mbrëmshme, numri i personave që kanë rezultuar pozitivv ka shkuar në 2 mijë e 363, ku prej tyre janë shëruar 1 mijë e 171 pacientë dhe janë regjistruar 40 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat