“Dorëheqja e Presidentit është e pashmangshme për parandaluar njollosjen e shtetit në arenën ndërkombëtare”

Aktuale

“Dorëheqja e Presidentit është e pashmangshme për parandaluar njollosjen e shtetit në arenën ndërkombëtare”

Nga: A.SH Më: 25 qershor 2020 Në ora: 17:09
Hashim Thaçi

Prokuroria e Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Analisti Blerim Vela, ka komentuar këtë duke thënë se, heshtja e tij është e pazakonshme.

Sipas tij, dorëheqja është e pashmangshme për parandaluar njollosjen e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Postimi në Facebook:

Hashim Thaci si politikane cdohere ka synuar qe te jete ne qender te vemendjes dhe te dominoj me skenen publike. Heshtja e tij pas njoftimit nga Prokuroria e Specializuar eshte e pazakonshme. Duke qene se eshte President i Republikes duhet te sillet me kujdes dhe jo te vendos interesat e tij personale para atyre te shtetit.

Doreheqja e tij eshte e pashmangshme per parandaluar njollosjen e shtetit ne arenen nderkombetare. Ai dhe secili politikane duhet ta kuptojne se nuk jane dhe nuk mund te jene mbi shtetin. Fati individual i asnje politikani nuk duhet te jete barre apo percaktues per te ardhmen e shtetit te Kosoves.

Ai, si cdo person tjeter qe do te ballafaqohet me aktakuzat ne Gjykate Speciale, do te kete te gjitha mekanzimat e mbeshtetjes shteterore ne ballafaqimin e tij ne Gjykaten Speciale. Cdo reagim tjeter i tij vecse do ta izoloj ate dhe shtetin e Kosoves ne arenen nderkombetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat