​Orlando-Likaj diskutojnë nismat praktike për fuqizimin e arsimit

Aktuale

​Orlando-Likaj diskutojnë nismat praktike për fuqizimin e arsimit

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 19:59
Pamje nga takimi

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me ministrin e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ramë Likaj.

Në një postim në Twitter, diplomati italian tha se ata diskutuan nismat praktike për fuqizimin e mëtejmë në fushën e arsimit dhe shkëmbimin mes studentëve, mësimdhënësve, studiuesve dhe universiteteve tona.

“Sot pata një takim të frytshëm me ministrin Ramë Likaj. Diskutuam nismat praktike për fuqizimin e mëtejmë në fushën e arsimit dhe shkëmbimin mes studentëve, mësimdhënësve, studiuesve dhe universiteteve tona”, ka shkruar Orlando. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat