Drenica e mërzitur për aktakuzën ndaj presidentit Thaçi, banorët shprehen të zemëruar

Aktuale

Drenica e mërzitur për aktakuzën ndaj presidentit Thaçi, banorët shprehen të zemëruar

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 20:07
Ilustrim

Banorët e Skenderajt madje kanë planifikuar të organizohen në mbrojtje të Hashim Thaçit.

Muret rreth shtëpisë tregojnë më mirë për simpatinë që ka ndaj këtij subjekti politik.

Meritat për themelimin e partisë e madje edhe të shtetit, Naim Hoti po i lidhë me një emër; atë të presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Hotit, çdo akuzë në drejtim të Presidentit është dezinformatë.

Madje për t’ia shprehur përkrahjen bashkëvendasit po planifikonin të organizonin edhe protestë.

Por atë e anuluan për shkak të rrezikut nga COVID-19.

Megjithatë për ta, Hashim Thaçi meriton përkrahje për gjithë kontributin e ofruar.

E dikush ka një epitet interesant për të.

Veç në Burojë, lajmit për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit nuk e pritën mirë as në qytetin e Skenderajt.

Madje qytetarët po ofrojnë versione të ndryshme pse diçka e tillë ka ndodhur.

Një ditë më parë Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës, një aktakuzë në të cilën ka paraqitur dhjetë pika ku akuzohen Hashim Thaçi e Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat