BE-ja ia bëri të ditur Hotit se nuk janë primare vizat

Aktuale

BE-ja ia bëri të ditur Hotit se nuk janë primare vizat

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:59
Avdullah Hoti

Heqja e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, siç duket është një proces që nuk pritet të përfundojë së shpejti. Kështu të paktën i kanë bërë me dije zyrtarë të Bashkimit Europian kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, gjatë vizitës që pati në Bruksel.

Për më shumë se një dekadë qytetarët e Kosovës janë në pritje për heqjen e vizave, e pavarësisht se vendi ka plotësuar të gjitha kushtet, ky premtim i BE’së nuk u realizua.

Mirëpo një vendim i tillë siç duket nuk do të merret shpejt nga Këshilli Europian, e kjo u bë e ditur edhe në vizitën e Kryeministrit Hoti në Bruksel.

Në një lidhje direkte për televizionin publik, gazetarja Xheraqina Tuhina ka bërë të ditur se heqja e vizave nuk është çështje primare për zyrtarët europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat