LAJMI I FUNDIT: Edhe tre të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Edhe tre të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 12:23
Ilustrim

Edhe tri viktima të reja nga koronavirusi janë shënuar në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Klinika Infektive e Kosovës.

Dy viktimat vijnë nga Prizreni dhe nga Rahoveci.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.06.2020, janë të hospitalizuar 101 raste.

Sot, nga klinika do të lirohen 16 raste, 13 raste Covid-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi si dhe 3 të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Dje, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Poashtu, sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili eshte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat