Deputetët e Komisionit për Integrim Evropian e ftojnë Hotin të raportojë për takimet në Bruksel

Aktuale

Deputetët e Komisionit për Integrim Evropian e ftojnë Hotin të raportojë për takimet në Bruksel

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:04
Deputetët e Komisionit për Integrim Evropian

Anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian, janë pajtuar që t’i bëjnë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, të raportojë për takimet e mbajtura në Bruksel.

Kryetari i komisionit për Integrim Evropian, Ismet Beqiri ka thënë se do të luajnë një rol mbikëqyrës mbi ministritë.

Beqiri ka thënë duhet të raportojë kryeministri në komision mirëpo sipas tij, këtë kohë Avdullah Hoti ka një agjendë të ngjeshur.

Mes tjerash Beqiri ka thënë se Hoti e ka obligim të raportojë në Kuvend sa i përket takimit në Bruksel.

“Procesi Integrimit është një proces që çdo ministri ka rolin e vet dhe roli jonë si komision mbikëqyrës ministrive të ndryshme”.

“Ne i kemi shtëpitë e ndara dhe partia juaj i bënë punët e veta dhe ne punët tona. Unë kam biseduar me kryeministrin dhe do të jetë dikush që do të flasë për këtë, por kryeministri më vonë e ka obligim që të vi edhe në Kuvend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat