Përfundon takimi Mustafa-Haradinaj, asnjëri nuk flet për media

Aktuale

Përfundon takimi Mustafa-Haradinaj, asnjëri nuk flet për media

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:13
Vetura

(E plotësuar) - Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi është zhvilluar në një nga hotelet në Prishtinë.

Ky takim vjen pas zhvillimeve të reja që rrodhën pas deklaratës së Zyrës së Prokurorit Special.

Pas një kohë të caktuar, makina e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke u larguar.

Kujtojmë se pas takimit të Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa propozoi një takim të të gjithë liderëve para një takimi tjetër me palën serbe.

****

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj e kanë përfunduar takimin e pa paralajmëruar.

Ata kanë dalë nga hoteli ku ishin duke e mbajtur takimin pa u deklaruar para mediave.

Ende nuk dihet se cila ishte tema dhe arsyeja e takimit, mirëpo që me shumë gjasë ka pasur të bëj me zhvillimet e fundit pas përpilimit të aktakuzave për Hashim Thaçin e Kadri Veselin nga Specialja.

Ndërkohë, pritet të shihet nëse dy partitë më vonë do të japin informacione për rezultatin e këtij takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat